Mussavi: Do vijojmë me lëvizje paqësore

12/06/2010 11:35

Mir Hossein Mussavi ka deklaruar se lëvizja e opozitës iraniane do të vazhdojë të veprojë me mjete paqësore.

“Dhe nëse në disa raste ajo nuk do të shfaqet me forcë, në raste të tjera do të ketë një prani të fuqishme”, ka deklaruar Mussavi.

Sot në Iran shënohet përvjetori i parë i zgjedhjeve të kontestuara që sollën rikonfirmimin e presidentit Ahmedinejad.

Mussavi dhe lideri tjeter i opozitës, Mehdi Karrubi kanë hequr dorë nga mbajtja e një proteste, nga frika se mos përfundonte me gjakderdhje.

Top Channel