Ashtu sikurse ka kapës asteroidësh dhe kometash, ekzistojnë kapës satelitësh në orbitë.

Teleskopët fokusohen drejt qiellit për të regjistruar dritën e dobët diellore që reflektohet, duke pikasur trajektoret kozmike.

Natyrisht që kapësit janë të njohur me të dhënat orbitale, pa të cilat do të ishte e vështirë gjetja e trupave të tillë.

E njejta gjë ndodhi edhe me rastin e anijes ushtarake sekrete të nisur në hapësirë nga USAF me një vektor Atlas V në 22 prill pa njerëz në bord dhe komplet automatike.Bëhet fjalë për një anije spiune amerikane e brezit të ri me kodin X-37B/OTV-1 dhe është shumë më e përparuar se sa anijet e NASA-s që këtë vit dalin në pension.

Top Channel