Gjendet shëndoshë e mirë marinarja adoleshente

12/06/2010 14:00

Vajza 16-vjecare që u fut në telashe teksa përpiqej të lundronte e vetme rreth e rrotull botës është gjetur dhe shpëtuar në Oqeanin Indian.

Abby Sunderland u ndihmua nga një anije peshkimi franceze rreth 2 mijë milje larg brigjeve australiane, kanë bërë të ditur autoritetet detare.

Jahti i saj, direku i të cilit ishte thyer, u pikas nga një avion që po kryente kërkime nga ajri teksa ndodhej në Oqeanin Indian, në zonën ujore mes Australisë dhe Afrikës.

Autoritetet detare deklaruan gjithashtu se adoleshentja është në gjendje të mirë shëndetësore. Familja e saj humbi kontaktet me të për rreth 20 orë rresht, pasi ajo tha se po ndeshej me disa dallgë të mëdha. Ende nuk është e qartë nëse ajo do të dërgohet në Australi, ose në territorin francez të Reunion.

Top Channel