Gjen fëmijët në Facebook, por i rihumb

12/06/2010 18:55

Gjen në Facebook 2 fëmijët e zhdukur 15 vjet më parë nga Kalifornia, por i rihumb sërish pasi nuk duan të kontaktojnë me të.

Ngjarja ka ndodhur në 1995-ën. Prince Sagala duke u kthyer në shtëpi në San Bernardino (Kaliforni) nuk gjen më bashkëshortin Faustino Utrera, i cili kishte ikur së bashku me dy fëmijët, një vajzë 3 vjeçare dhe një djalë, 2 vjeç.

Gruaja denoncoi zhdukjen dhe prej vitesh nuk ka marrë asnjë lajm, por i rigjeti në Facebook.

Ajo ka kontaktuar policinë që ka arrestuar të atin, por fëmijët nuk duan ta takojnë.

Top Channel