Francezët: T’u ulen rrogat ministrave

12/06/2010 13:20

Një sondazh i kryer së fundmi në Francë tregon se 84 për qind e francezëve janë në favor të idesë së shkurtimit të rrogave të ministrave.

Opsioni i uljes së rrogave për zyrtarët, sipas anketës së realizuar, gjen konsensus si tek mbështetësit e së djathtës, ashtu edhe tek ata të së majtës.

Sondazhi, i publikuar në të përditshmen rajonale “Sud Ouest”, saktëson se mbështetësit e kësaj ideje nga dy palët janë respektivisht 80 dhe 86%.

Top Channel