Bloomberg: “BP” të mos preket me dorë

12/06/2010 10:25

“Të mos preket me dorë “BP””. Me këto fjalë kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg ka mbrojtur administratorin e deleguar të kompanisë së naftës, Hayëard.

“Nuk ishte ai personi që shpërtheu pusin”, ka deklaruar Bloomberg, duke thënë atë që asnjë politikan tjetër amerikan nuk ka guxuar të thotë që nga dita e shpërthimit në Gjirin e Meksikës.

“Nëse duam të rregullojmë pusin, “BP” është kompania e vetme që ka teknologjinë dhe eksperiencën e duhur për ta bërë këtë. Të presim para se t’i vëmë fajin”, është shprehur Bloomberg.

Top Channel