Bërthamoret, Irani: Së shpejti progrese të reja

12/06/2010 13:30

Irani do të njoftojë së shpejti progrese të reja në fushën bërthamore. Deklarata është bërë nga kreu i Organizatës për energjinë atomike.

Ditën e mërkurë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së aprovoi një rezolutë që parashikon sanksione ndaj Republikës Islamike për shkak të programit bërthamor.

Por ditën e djeshme presidenti Ahmadinejad deklaroi se Irani do të vazhdojë ta prodhojë vetë uraniumin e pasuruar, i cili thuhet se do të përdoret për qëllime paqësore.

Top Channel