Menaxherja e BBC-së merr 330 mijë stërlina

11/06/2010 12:30

BBC nuk ka bërë mjaftueshëm për të shkurtuar pagat dhe benefitet e top menaxherëve.

Caroline Thomson, drejtoresh e prodhimit të BBC-së, gruaja më e moshuar në brendësi të stacionit televiziv që merr rreth 330 mijë stërlina në vit (rreth 400 mijë euro), ka deklaruar se shoqëria ka bërë ndonjë gabim në lidhje me pakësimin e pagave.

Janë rreth 380 punonjës të medias publike britanike që marrin më shumë se 100 mijë stërlina në vit (121 mijë euro) dhe më shumë se 100 prej tyre që marrin më shumë se kryeministri, David Cameron i cili merr rreth 172.425 euro.

Top Channel