Fotografohet lindja e një sistemi planetar

11/06/2010 21:25

Një grumbull i madh gazi dhe pluhurash që rrotullohen me një shpejtësi të madhe ndaj një ylli nga i cili do të lindin dy planetë.

Ky është imazhi i parë në historinë e astronomisë ku një sistem planetar filmohet në momentin e krijimit. Kërkimi i udhëhequr nga Joshua Eisner i Universitetit të Arizonas është publikuar në revistën “Astrophysical Journal”, ndërsa pamjet janë marrë nga teleskopi Keck në Hawaii.

Sistemi planetar ndodhet në Rrugën e Qumështit jo më shumë se 500 vjet dritë larg Tokës. “Pas miliona vjetësh do të lindin planetë të mëdhenj si Jupiteri e Saturni”, shprehet Eisner. Yjet lindin nga retë e pluhurit dhe gazit që bashkëvepron nën forcën e gravitetit.    

Top Channel