Janë të bukura, të famshme dhe kanë me qindra adhurues që, cfarë nuk do të jepnin të ishin me to.

Por, ja që kanë edhe ato kanë idhujt e tyre. S’bëhet fjalë as për yje të muzikës, kinematografisë apo ndonjë fushë tjetër arti, por për futbollin. E meqënëse jemi në valën e entuziazmit për evenimentin më të madh të futbollit në botë Afrika e Jugut 2010, ato na zbulojnë të fshehtat e skuadrave të zemrës.

Çiljeta, bombastike edhe në shijet e saj për sportin më popullor në botë, e ka për krenari të shfaqë simpatinë e saj për vendin e sambas, futbollistëve me ngjyrë dhe spektaklit. “Futbolli më pëlqen si sport, më emocionon. Personalisht jam me Brazilin”, shprehet ajo. Jo vetëm për shkak të profesionit, por edhe preferencave të saj, Ilda Bejleri, gazetare sportive pranë SuperSport, thotë se po e përjeton me shumë emocion nisjen e sfidave.

“Përvec punës e ndjek dhe jam shumë e emocionuar. Personalisht jam rritur me një frymë. Gjithmonë kam bërë tifo për Gjermaninë. E kam nga lagjia dhe familja”, pohon Ilda. Më tej takojmë motrat bukuroshe, tashmë ikona televizive, Marinën dhe Luanën. Megjithëse të pandara dhe strehë për njëra-tjetrën, ato të dyja kanë vetëm një pikë e cila i ndan në ekstrem, futbolli. “Eshtë nga të paktat gjera që jam kundërshtare me Marinën. Unë bëj tifo për Italinë. Është interesante që për atë që bëj tifo unë, fiton. Të shpresojmë të jetë keshtu edhe sivjet”, shprehet Luana.

Edhe Marina na tregon për skuadrën e saj të preferuar: “Gjithmonë kam bërë tifo për Brazilin. Jam nxitur nga familja dhe jam një tifoze e zjarrtë. Shpresoj të jemi ne ata që e fitojmë këtë sfidë”. E si drejtuese e mirëinformuar e emisionit “Procesi Sportiv”, bukuroshja e platintë nuk heziton të na japë disa lajme të gëzueshme, në këndvështrimin e saj, për skuadrën kombëtare të Brazilit. “E para, është pretendentja kryesore për trofeun këtë vit dhe e dyta, kanë trajner Dungën, i cili e ka izoluar ekipin në një hotel ku nuk ka as femra dhe as gazetarë. Kjo më pëlqen shumë, është pak si mua”, shton Marina.

Të katërta bukuroshët, janë një cast e denjë që përfaqësojnë githë tifozerinë femërore, e cila më shumë se një pasion i fortë për futbollin është bërë si një modë që zbukuron stadiumet. “Jam e lumtur që po rritet numri i femrave tifoze. Plus është një arsye e mirë për të ndenjur me të dashurin. Kështu do të ndjekim edhe këto sfida”, thekson Ilda. Për këngëtaren Çiljeta Xhilaga ka një arsye tjetër që e përqafon me kaq dashuri ekipin e Brazilit. “Kam qenë në Brazil ku kam përfaqësuar Shqipërinë në një miss de më ka pëlqyer shumë si vend. Traditat, janë kaliente”, thotë ajo. Teksa pjesa më e madhe e këtyre femrave nuk kanë hezituar të sigurojnë bluzat e skuadrave të zemrës, Ilda gjithsesi është më tradicionale. Ajo ruan në cantën e saj së bashku me një dëshirë, bluzën kuq e zi. “Kam një ëndërr ta shoh Shqipërinë në botëror”, perfundon ajo.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel