Britani, gruaja humbet kujtesën cdo ditë

11/06/2010 18:50

47 vjecarja britanike Michelle Philpots në pamje të parë duket një njeri si gjithë të tjerët por problemi kryesor ndodhet në kokën e saj.

Bashkëshorti duhet ta bindë cdo mëngjes për 13 vjet rresht se është martruar me të. Ajo u dëmtua në tru pas dy aksidenteve të rënda në vitet 1958 dhe 1990, duke pësuar dëme të rënda. Deri në vitin 1994 ajo kujtonte gjithcka, por më pas ajo filloi ta mbushte shtëpinë me shkresa për të kujtuar takimet e ditës së nesërme.

“Eshtë si të jetosh cdo ditë të njëjtën ditë”, shprehet 47 vjecarja për “Daily Mail”. Ajo mban gjithashtu në navigatorin e makinës adresën e shtëpisë të memorizuar.

Historia e saj të kujton filmin “50 First Dates” ku protagoniste është Drew Barrymore, e cila vuan nga humbja e kujtesës dhe cdo ditë duhet të rinjohë të dashurin e saj Henry.

Top Channel