Çizmet që karikojnë celularin

11/06/2010 14:30

Janë çizme shiu, por shërbejnë edhe për të karikuar celularin. Nëpërmjet një teknologjie të veçantë të instaluar në to, arrijnë të transformojnë nxehtësinë në energji.

Produktin e ka promovuar operatori telefonik anglez Orange. Megjithatë për të bërë një telefonatë prej një ore duhet që personi që i mban veshur të ecë për 12 orë.

Edhe pse ngjan si një çizme e zakonshme prej gome, lëkura e saj është në të vërtetë një transformues i energjisë.

Praktikisht, lëvizja e këmbës gjeneron nxehtësi në fund të çizmes.

Top Channel