Kriza, shteti nis fushatën e privatizimeve

10/06/2010 08:35

Hidhet hapi i parë drejt privatizimit total të pronës shtetërore. Qeveria mori dje vendimin për procedurat e reja të shitjes së aseteve dhe objekteve, të cilat janë në zotërim të shtetit.

Vendimi përmban me detaje të gjitha procedurat që duhet të ndjekin institucionet qendrore dhe vendore, si dhe ish-pronarët e truallit, të cilët do të kenë rol të rëndësishëm gjatë zhvillimit të ankandit.

Dy janë ministritë që do të mbulojnë procesin: Ministria e Ekonomisë që identifikon asetet dhe Ministria e Financave që kryen shitjen e tyre, pas vlerësimit që duhet të bëjnë komisionet e posaçme.

Të ardhurat nga shitja e objekteve do të ndahen në tre drejtime, ku 65% do të shkojnë për buxhetin e shtetit.

Qeveria shikon si zgjidhje për gjetjen e financimit të buxhetit pjesën e privatizimeve. Sakaq, dy ministritë, Ekonomia dhe Mbrojtja, i kanë bërë gati listat e shitjes së pronave.

Top Channel