“Empire State Building” refuzon Nënë Terezën

10/06/2010 19:10

“Empire State Building” i ka thënë po Mariah Carey, Ferrarit, konkurseve të bukurisë për qentë, por grataçela e njohur e Nju Jorkut, që është ndriçuar me të kuqe edhe për 60 vjetorin e Kinës komuniste, i ka thënë jo Nënë Terezës.

Pronari i Empire nuk ka pranuar kërkesën e një organizate katolike për të ndezur dritat e saj me të bardha dhe blu për nder të bamirëses, që në fund të gushtit mbushi 100 vjeç.

“Ka qenë një vendim anti-katolik: i ofrojnë nderim Kinës komuniste, por jo asaj!”, është shprehur i indinjuar presidenti i Ligës Katolike, Bill Donahue, që ishte edhe promovues i iniciativës.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel