Botërori mund t’ju sjellë shtim në peshë

10/06/2010 14:35

Kujdes kur të shihni ndeshjet e botërorit sepse mund të shtoni në peshë.

Një studim tregon se nëse ndiqni dy ndeshje në ditë para televizorit, në një total prej 5760 minutash rrezikoni të konsumoni ushqime superkalorike dhe në bazë të një llogaritjeje, mesatarisht do të regjistrohet një shtim në peshë prej 3 kilogramësh.

Mos harroni që me të mbaruar botërori do të jetë edhe kulmi i sezonit veror dhe kostumi i banjës nuk do t’ju rrijë shumë mirë.

Ndaj kur të bëni tifo për ekipin tuaj të zemrës apo thjesht të shihni takimet e ndryshme, kujdesuni që të mos konsumoni ushqime të pashëndetshme, por përpiquni të pini ujë,të hani fruta dhe zarzavate.

Edhe një këshillë të fundit: Kur ka ndeshje përpiquni të bëni tifo dhe të qëndroni më shumë në këmbë, të hidheni e të lëvizni sikur të ishit në stadium.

Top Channel