Twitter, në maj 2 miliardë mesazhe

09/06/2010 21:40

Janë 2 miliardë mesazhet e shkruara nga përdoruesit e Twitter në muajin maj.

Vlerësimin e ka bërë Pingdom, shoqëria e specializuar në monitorimin e internetit.

Mesazhet e shkruara në mikroblog muajin e shkuar, shkruan agjencia, kanë qenë 64 milionë në ditë, 2.7 milionë në orë, 741 në sekondë.

Duke udhëtuar me këtë ritëm, Twitter ka dyfishuar volumin e mesazheve në gjashtë muaj.

Në dhjetor faqja kishte arritur në 1 miliard.

Top Channel