Rusi, arrestohet vrasësja e 20 të moshuarave

09/06/2010 11:05

Arrestohet në qytezën Krasnoufimsk një prej vrasëseve me mizore të Rusisë, e cila mendohet se ka ekzekutuar 20 të moshuara.

Bëhet fjalë për një 39 vjecare, e cila akuzohet se ka ekzekutuar brutalisht 20 gra, të gjitha të moshuara. Hetimet për vrasjet nisën në vitin 2002 dhe vetëm tani agjentët kanë arritur të mbledhin prova të mjaftueshme për të akuzuar vrasësen.

Që në vrasjet e para, policia ishte e vetëdijshme se bëhej fjalë për një femër, pasi komshinjtë e viktimave jepnin përherë identikitin e një femre bionde që hiqej si asistente sociale. Fillimisht policia dyshonte për një vajzë por hetimet e mëtejshme hoqën cdo hije dyshimi ndaj saj. Viktima e fundit e gruas është një 80 vjecare nga qyteti i Krasnoufimsk.

Policia nuk ka arritur të shpjegojë pse 39 vjecarja nuk ka vjedhur asnjëherë para. Viktima e shtatë u ekzekutua në nja pallat me numrin shtatë, dhe po të njëjtin fat patën edhe e teta dhe e nënta. Policia nuk e ka publikuar emrin e vrasëses, e cila është nënë e dy fëmijëve.  

Top Channel