Partia shqiptare në qeveri, BDI ka paralajmëruar se do të rishikojë pozicionin e saj në koalicionin qeveritar, nëse dështon fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në BE.
“Duhet të presim konkluzionet e ministrave të vendeve të BE-së dhe më pas do të shihen politikat se si do të vazhdojmë”, kanë deklaruar burime nga partia e Ali Ahmetit.
Ndërkohë, PDSH i ka përsëritur kësaj partie apelin për t’u tërhequr nga koalicioni me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe e ka akuzuar atë se nuk mbron interesat e shqiptarëve.
“Ali Ahmeti me politikën e tij vasale nuk po bën asgjë për shqiptarët, të cilët i mbron vetëm PDSH-ja”, kanë deklaruar përfaqësues nga partia e Menduh Thacit.
Sipas tyre, integrimi i Maqedonisë në familjen evropiane nuk është prioritet në axhendën politike të Shkupit zyrtar.
Top Channel