Jeta e një çifti bashkëshortësh nuk do të kishte kuptim apo jetëgjatësi pa prezencën e një fëmije në familje. Dhe rrallë ndodh që të gjendet forca për të vendosur që të “birësosh” një fëmije, duke i dhënë atributet sikur ta kishin lindur vetë.

Të presësh dy dekada për të patur një “bebe” dhe papritur bëhesh me dy. Në moshën 43 vjeçare kjo grua mbeti shtatzënë, 7 muaj pas birësimit të një djali. Kjo mrekulli i ka ndodhur Marjanës, fëmijën që ka marrë në shtëpinë e foshnjes e quan “prijes fati”.

“Që kur jam regjistruar unë, ka lindur djali. Duke bërë terapi atje, endrra për të pasur një fëmijë ishte akoma më e madhe”, shprehet Marjana.

Historia e Marjanës na kthen “tek emocionet” e një nëne në kërkim të një fëmije. Ajo thotë se “për 23 vjet jeta e saj dhe e bashkëshortit ka qenë bardhë e zi”.

Për shumë vite të tëra kjo grua nuk ka dëgjuar fjalën “nënë”. Frika e mungesës së një trashëgimtari biologjik e detyroi Marianën që të merrte këtë vendim në moment të tillë.

“Gjatë kësaj kohë më ziente nga brenda të kisha një fëmijë, si çdo grua të ketë fëmijën e vetë. U drejtova në komitetin e birësimit, u regjistrova, atje bëra terapitë me psikologët dhe ndoqa proçedurat e duhura” thotë Marjana.

Hapi i guximshëm, përtej paragjykimeve erdhi menjëherë pasi pa një ëndërr:

“Shikoja dy vajza të vogla sikur më drejtonin duart dhe më thoshin na merr dhe unë isha e pavendosur për kë të merrja dhe vendosa t’i merrja të dyja”, rrëfen Marjana.

Ajo shkoi në shtëpinë e foshnjes për të “birësuar” një vajzë, por belbëzimet e një djali i ndryshuan mendjen dhe duket sikur “djali” e zgjodhi vetë nënën e tij.

“Çasti i parë që më bëri përshtypje, ishte ku djali u mek kur më pa. Bëri një veprim që unë u çudita. Një zonjë që kisha në krahë më tha se ky djali të do ty”, tregon Marjana.

Instikti i “nënës” thotë Mariana më afroi me fëmijën që në momentet e para kur ai ende ishte nën kujdesin e shtetit.

“Kur më thanë se është ky fëmija gati sa s’u mpiva. Dhe djali me vërtet na ngjan neve dhe Zoti e kishte krijuar se ky fëmijë do rrinte në shtëpinë tonë”, thotë Marjana.

Shpesh herë “e vërteta” për prejardhjen genetike, krijon hendekun mes fëmijës se birësuar dhe prindërve të tyre, edhe pse është herët, për Marianën ky moment krijon dilema të mëdha. Mariana thotë që do të donte që djali i saj ta mësojë të vërtetën kur të bëhet prind.
 
“Në ditën që unë do t’i them fëmijës që je i birësuar, unë do i lexojë një vjershë që i bëra në periudhën që nuk kishte zë dhe nuk dinte të fliste me të tjerët”, shprehet Mariana.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel