Oliver Stone: E adhuroj Hugo Chavez

29/05/2010 09:40

Nje nga regjisoret me te njohur ne SHBA dhe ne bote, Oliver Stone ka thurur levdata per presidentin venezuelian, Hugo Chavez, duke ironizuar ne distance edhe me Shtepine e Bardhe.

“Hugo Chavez shihet nga shtypi amerikan si nje diktator, por ne te vertete ai eshte zgjedhur dy here ne menyre demokratike”, tha Stone gjate nje vizite ne Karakas per realizimin e dokumentarit, “Ne jug te kufirit” qe ka protagonist pikerisht Chavez dhe presidente te tjere amerikano-jugore.

“E adhuroj sepse eshte nje ushtar ne shpirt. Po e ndryshon Ameriken Latine”, shton regjisori per kreun e shtetit ne Venezuele. E vetmja kritike per liderin eshte ajo ne lidhje me kontaktin e shpeshte qe Chavez ka me median. Sipas Stone, Hugo nuk duhet te rrije gjithe kohen ne televizion.

Top Channel