Pse nuk erdhi babai në finalen e BB VIP 5? Aludimet se është në burg, Selin përballet live me foton në “Goca dhe Gra”
Tingujt qe befasuan skenen muzikore shqiptare ne fillim te viteve ’90 vinin nga nje bote e panjohur.
Vendi po shkundte peshen e nje regjimi totalitar qe kishte politizuar edhe kengen dhe shume te rinj u versulen me pasion ne krahet e nje muzike qe kishte qene deri atehere e ndaluar. Ishte muzika rock. Rock-u i protestes ne gjuhe te huaj.
Rock-u i grupeve te famshme si Deep Purple, AC/DC, Whitesnake, Metallica, Rolling Stones, apo Led Zeppelin. Tani, krejt papritur, e gjithe kjo muzike e forte dhe e ashper se ciles censoret e se kaluares i shmangeshin si djallit, nisi te fliste shqip. Sinjalet e para u dhane me 1990 me grupin “Tingulli i Zjarrte” te Elton Dedes.
Brenda nje viti, ne Tirane dhe ne shume qytete te tjera shpertheu epidemia e grupeve rock. Vetem ne festivalin e nje viti me vone, me 1991 u prezantuan te pakten 20 grupe te reja, te gjitha te ndikuara nga rymat hard-rock, heavy-metal e te tjera nenzhanre te rock-ut. Grupi “Shock”, grupi “Djemte e detit”, grupi “Albatros”, “ARB”, grupi “Akullthyesit” dhe personazhe te njohura te kohes si Bledar Sejko, Alban Emiri, Ilir Ibrahimi apo Gjergj Jorgaqi, u shnderruan ne heronjte e rinj te nje brezi qe ishte i etur per me shume shije perendimore ne muziken shqiptare. “Pasioni ishte i madh edhe pa vegla, me kitare akustike benim prova ne shtepine e rinise”, shprehet Bledar Sejko.
Por pas pak, ashtu sic do te ndodhte edhe me grupet e famshme amerikane apo europiane te muzikes rock, edhe pionieret shqiptare te rock-ut hyne ne stinen e divergjencave. Shume grupe u shperndane, disa te tjere u shkrine me njeri-tjetrin. “Albatros” u bashkua me grupin “Megahertz” e prej tij me vone doli grupi “Thunderway”. Ky i fundit arriti te shkepuse Elton Deden nga grupi i tij e keshtu saga e perfaqesuesve te rock-ut shqiptar e humbi qetesine per vite me radhe.
Bledar Sejko, nje nga levruesit e pare te rockut ne Shqiperi, kujton qe preferencat muzikore e ndane nga Redon Makashi, me te cilin kishin krijuar grupin “Zemrat e cdo moshe”. “Magaherz” dhe me pas “Thunderway” i dhane dore te merrej me rrymen e tij te preferuar heavy-metal. Nje tjeter grup i asaj periudhe ishte ai “Clandestin”. Edmond Mancaku, ish-pjesetar i tij, me Armand Bingan dhe Gent Shkullaku, thote se “kenget” mbeteshin tek “imitimi” , por kenget e albumit “Vajze e harruar” sipas Mancakut vendosen bazat e muzikes se mirefillte pop-rock ne Shqiperi.
Saimir Braho qe atehere bente muzike me grupin Ritfolk, pas 20 vjetesh sjell kete reflektim per ate qe ai e quan “importim te deshires per liri e shqiptareve”. “Kane vlerat e tyre. Une mendoj se kengetaret e sotem duhet t`i rikthehen asaj krijimtarie. Kenget e rock-ut te asaj periudhe ishin te sinqerta”, thekson ai. Edhe pse ne Shqiperi muzika rock me rrenjet tek Rock ‘n’ Roll dhe rockabilly erdhi 30 vjet me vone, lulezimi i grupeve te tilla ne vitet `90 erdhi si rrjedhoje e nje sinqeriteti artistik, i cili karakterizoi kohen e qe na solli krijime te mira.
Top Channel