Jean: Brad e Angie, adoptoni një tjetër fëmijë

27/05/2010 14:00

Angelina Jolie e Brad Pitt janë të famshëm jo vetëm për filmat e tyre, por edhe për adoptimin e fëmijëve nga etni dhe raca të ndryshme.

Ata janë prindër të tre fëmijëve natyralë dhe të tre të tjerëvë të adoptuar nga Kamboxhia, Vjetnami dhe Zimbabve.

Sot është këngëtari nga Haiti, Wyclef Jean i cili i luftet ciftit që të adoptojnë edhe një fëmijë tjetër nga vendi i tij, i cili u godit në mënyrë të tmerrshme nga tërmeti.

Nuk dihet nëse Brangelina-t do të pranojnë këtë kërkesë, por shpesh flitet për një dëshirë të Angie-t që të zgjerojë ende familjen e saj.

Top Channel