Promovohet libri i Aziz Nesin

25/05/2010 20:05

Nen perkudesjen dhe mbeshtjen e Ambasadorit te Turqise ne Shqiperi, Hasan Ashan eshte promovuar libri me tregime i nje prej shkrimtareve me te njohur turq, Aziz Nesin.

“Eshte nje nder humoristet me te shquar turq. Ai krahasohet me Henrin ose Volterin ndersa ne Turqi krahasohet me Nastradinin. Ky eshte nje perkthim, permbledhje e 27 tregimeve ku shume prej tyre kane marre edhe cmime”, shprehet perkthyesi Spartak Kadiu.

Ne fjalen e tij, ambasadori i Turqise ne Tirane, Hasan Ashan, shprehu deshiren per te patur edhe perkthime te shkrimtareve shqiptare ne gjuhen turke.

“Shpresoj qe te vazhdoje promovimi i ketyre librave, madje mund te organizojme edhe veprimtari per perkthimin e veprave te autoreve shqiptare ne gjuhen turke”, tha ai. Aziz Nesin eshte shkrimtar satirik, autori i me shume se 100 librave, pjesa me e madhe e te cilave eshte botuar ne shume gjuhe te tjera te botes.

Top Channel