Christina Aguilera anulon turneun

25/05/2010 21:40

Viti 2010 ka rezultuar nje deshtim i plote per kengetaren Christina Aguilera.

Nuk kane sherbyer as videoja erotike, as shfaqja nudo ne revisten “GQ” dhe as deklarata per shijet e cuditshme seksuale qe ta kthejne kengetaren serish ne qender te vemendjes.

Kenga e re po ecen shume dobet, cka ka bere qe Aguilera te anuloje turneun veror te SHBA-se. Ne nje komunikate zyrtare Aguilera e justifikon anulimin e turneut me angazhimet e shumta, mes te cilave eshte edhe promovimi i albumit “Bionic”.

“Kishte nevoje per me shume kohe per organizimin e koncertit. Kur duhet rreth nje muaj nga publikimi i albumit, turneu ishte i pamundur”, shkruhet ne komunikaten zyrtare.  
 

Top Channel