Spitalet e QSUT-se kane ndjere per disa kohe mungesen pervecse te ilaceve edhe te mjeteve elementare qe nevojiten per pacientet.
Ne pavionin e pediatrise prinderit jane detyruar te blejne edhe termometer, nderkohe pas injeksioneve perdoren fasho me alkool ne vendin e shpuar, pasi nuk ka pambuk. Prej ditesh infermieret presin fashon ne copa te vogla per te zevendesuar pambukun me te cilin ende nuk eshte furnizuar farmacia e spitalit.Vete bluzat e bardha tregojne se para pak ditesh u kane kerkuar prinderve te blejne edhe glukozen e serumeve pasi ajo mungonte ne spital.
Drejtori i Qendres Spitalore ‘Nene Tereza’ Ilir Dashi e pranon kete situate te krijuar per shkak te procedurave te fundit te tenderimit por garanton se kete vit do te kete furnizim me te mire me medikamente krahasuar me vitet e tjera.Sipas Dashit 60 % e buxhetit total te QSUT eshte perdorur vetem per barna.
Top Channel