Ne Malin e Zi u zhvilluan dje zgjedhjet per drejtuesit e pushtetit lokal.

Votimet u kryen ne 21 komuna, mes te cilave 2 me shumice shqiptare. Rezultatet paraprake flasin per nje avantazh te partise Demokracia Sociale te Milo Gjukanovicit ne shumicen e komunave te vendit te vogel me 650 mije banore.

440 mije votuesit iu drejtuan qendrave te votimit qe ne oren 9 te mengjesit, ndersa kutite u mbyllen ne oren 21:00. Komuna e Ulqinit dhe ajo e Tuzit aktualisht drejtohen nga shqiptaret dhe serish ky drejtim do t’u mbetet atyre pasi perbehen ne shumice absolute nga banore shqiptare. Favorite kryesore ne keto dy komuna eshte kolaicioni i Unionit Demokratik te Shqiptareve me PDS-ne e Gjukanovic.

Gjate votimeve nuk u regjistruan probleme dhe parregullsi dhe deri tani nuk ka raportime per incidente. Sot pritet te dalin edhe rezultatet e para te detajuara ne lidhje me fituesin e ketyre zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA