Eneda Tarifa, fituese e ‘Top Fest 7’

24/05/2010 00:05
Dhe fituesja eshte… Eneda Tarifa! Spektakel i magjishem! Emocione, te papritura, duartrokitje, dritherima; ne kete atmosfere u mbyll nata finale e festivalit me te madh te muzikes moderne shqiptare  ‘Top Fest 7’. 

“Ju falenderoj te gjitheve ju, drejtuesit e festivalit, koleget e mi, kompozitorin, familjen time dhe te gjithe publikun qe me ka mbeshtetur”, u shpreh Tarifa menjehere pasi mori cmimin e madh te eventit.

Mbremja u zhvillua ne nje atmosfere elektrizuese ne sallen e Pallatit te Kongreseve, ku publiku nuk reshti se mbeshteturi te preferuarit e tij. Nen drejtimin energjik te Ledion Licos dhe Albana Osmanit, festivali mbylli siparin e tij, por kenget e prezantuara ne kete edicion pa diskutim qe do te vazhdojne te jene te preferuarat tuaja edhe per shume kohe, ndersa do te mund t’i shijoni ne ekranet e televizioneve muzikore dhe ne valet e radiove.

10 cmimet e tjera

Videoklipi me i mire: Leonora Jakupi;
Best Hip Hop & R&B: Jonida Maliqi dhe Big Basta;
Cmimi Radiofonik nga Top Albania Radio: NRG Band
Cmimi i Internetit: Noizy ft Lil Coli;
Cmimi Kengetarja me e Mire Femer: Besa Kokedhima;
Cmimi Kengetari me i Mire Mashkull: Valon Shehu;
Cmimi Artisti me i Mire i Ri: XXL;
Cmimi Best Pop&Rock: Kamela;
Cmimi Grupi me i Mire: Troja;
Cmimi Interpretuesja me e Mire: Mariza Ikonomi;

Kujtohet Dritan Hoxha

Vec cmimeve te ndara mes duartrokitjeve, brohoritjeve te fansave, dritherimave, nje moment krejt i vecante shkaktoi emocione te forta jo vetem tek te pranishmit ne salle, por edhe te te gjithe teleshikuesit. Me ane te pamjeve filmike u kujtua Dritan Hoxha, njeriut qe beri historine ne median shqiptare.

Te gjithe spektatoret, te ngritur ne kembe me duartrokitje te vazhdueshme shoqeruan dhe nderuan Dritan Hoxhen, themeluesin e Top Medias, presidentin e paharruar te kesaj kompanie. Me kete rast, bashkeshortja e tij, zonja Vjollca Hoxha dha nje cmim special ne emer te Dritan Hoxhes, per fituesin e Top Fest 2, Alban Skenderajn.Kengetari, i cili nisi karrieren e tij, pikerisht ne kete festival te muzikes moderne shqiptare, falenderoi Hoxhen per besimin e treguar ndaj tij dhe shprehu te gjithe mirenjohjen per vleresimin e marre nder vite.

Me shume emocion dhe nostalgji per Dritan Hoxhen jane performuar ne skenen e Top Fest pasazhe te tre prej kengeve te tij te preferuara “Nothing Else Matters”,”No Leaf Clover” dhe “Show Must go on”, nga Alban Skenderaj, Eugent Bushpepa, Xuxi shoqeruar nga trupa e baletit e Top Channel. Dhe te gjithe bashke nuk harrojme kurre se ….”Endrra vazhdon!”.

Top Channel