Willibond Frehner, drejtor ekzekutiv i fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” në Shqipëri, në intervistë me “Deutsche Welle” paralajmëron se moszgjidhja e krizës politike mund të çojë në protesta të dhunshme.
“Në një demokraci me ndarje pushtetesh, hetimi i parregullsive, nuk i takon Parlamentit, por duhet ta bëjnë gjykatat e pavarura, të cilat duhet të vendosin nëse duhet të hapen apo jo kutitë. Kryetari i PS, Edi Rama ka thënë se nuk i beson prokurorisë apo prokurorëve të shtetit, por si organizatë ndërkombëtare apo përfaqësues i fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri, nuk shoh ndonjë mundësi tjetër, përveç lënies në dorë të pushtetit gjyqësor dhe ligjit shqiptar”, u shpreh Frehner.
Ai këmbënguli se greva e urisë është shumë më spektakolare për të fituar më shumë vëmendje për kauzën e opozitës.
“Se ku mund të çojnë këto konflikte, është vështirë ta parashikoj, por dua të sjell në vëmendje se në Tajlandë për shembull, nisi në fillim në mënyrë paqësore dhe tashmë atje po përjetohen tiparet e ngjashme të një lufte civile. Shpresoj që gjendja të mos precipitojë më tej”, u shpreh Frehner.
Top Channel