PD: Kërkesa e Ramës anti-kushtetuese
16/05/2010 12:45
Partia Demokratike i jep një përgjigje zyrtare propozimit të kryesocialistit Rama për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Në një deklaratë për shtyp, kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi ka deklaruar se kërkesa e Edi Ramës bie ndesh me Kushtetutën e Republikës. Ai shtoi se hapja e kutive zgjedhore është anti-kushtetuese.
“Gjykatës nuk i bëhet presion me grevë urie”, theksoi shefi i deputetëve demokratë. Patozi shtoi gjithashtu se kërkesa e Ramës bie në kundërshtim edhe me Kodin Elektoral.
Top Channel