Vetëvrasja e radhës në France Telecom
11/05/2010 15:20
Vetëvrasja e dytë në 2 ditë mes punonjësve të France Telecom në rajonin e Lilës. Një drejtues 57 vjeçar ka vrarë veten në shtëpinë e tij.
Viktima, që vuante nga depresioni, është vetëvrarë për shkak të një situate personale tepër të vështirë.
Dje është gjetur kufoma e një tekniku 52 vjeçar në Loos (Lilë).
Nga viti 2008 në 2009 janë vrarë 35 punonjës të France Telecom.
Në 2010-ën, deri më 5 maj kanë ndodhur 13 vetëvrasje dhe 8 tentativa.
Top Channel