Italia, zyrtarizohet data e kthimit në fushë, pas eliminimit, në pankinë mund të ketë trajner të komanduar, ka një precedent
Futbolli italian nuk gjen paqe për shkak të polemikave të njëpasnjëshmë, sidomos në aksin Roma-Inter.
Pas finales së Kupës të fituar nga zikaltërtit mes tensionit në fushë, Jose Mourinho kryen një tjetër ofensivë, këtë herë në media. Ai i trondit të gjithë kur thotë se Roma mund të paguajë Sienën që t’i marrë pikë Interit në ndeshjen e fundit të kampionatit.
“Kush e di, Roma mund të ketë kursyer premion e Kupës së Italisë per t’i dhënë disa para Siena-s që të na mundë në ndeshjen e fundit të kampionatit”, thumbon portugezi. Në vijim, ai ka shtuar se nuk dëshiron të dëgjojë për tripletë, sepse Interi ka edhe dy ndeshje të rëndësishme përballë Chievo-s dhe Siena-s.
“Nëse është e vërtetë që presidenti i Siena-s ka premtuar premio për të na mundur, Roma mund të ketë paguar me shpërblimin e premtuar për Kupën e Italisë”, shprehet “I vecanti”.
Top Channel