Pilot-fals suedez, drejtoi avionët për 13 vjet

03/05/2010 14:30

Një person ka drejtuar për 13 vjet me radhë avionë pasagjerësh pa patur leje.

Bëhet fjalë për një pilot-fals, i ditëlindjes 1969, i cili në vitet 80-të frekuentoi një shkollë pilotazhi në Suedi, por arriti të merrte një patentë vetëm për mjete fluturuese të vogla, me një motorr.

Megjithatë për plot 13 vjet, Thomas Salme ka pilotuar avionë pasagjerësh në Itali e mes tyre me siguri ka patur edhe udhëtarë shqiptarë.

Salme, që në moshë të vogël ëndërroi të ishte pilot dhe sot rrëfen për të përjavshmen gjermane “Focus”, historinë e tij, duke vënë para përgjegjësisë disa kompani ajrore, për të cilat ka punuar.

“Pashë mundësinë e madhe për të përmirësuar gjendjen time të pilotimit, kur një mik, teknik i një qendre stërvitjeje më propozoi për të provuar stimuluesit, mbi të cilët pilotët e vërtetë formohen.Netëve në mënyrë të fshehtë, për rreth një vit e gjysmë jam stërvitur për rreth dy-tre orë, duke patur një përgatitje shumë të mirë”, u shpreh salme.

Në Europë nuk ekziston një licensë unike në të gjithë vendet, ndaj pilotët testohen dhe merren në provë për aftësitë e tyre. Kjo ‘liri’ i mundësoi Salme-s që të punësohej në një kompani ajrore dhe të shërbente atje për një kohë të gjatë, deri në zbulimin e së vërtetës…

Top Channel