Ndotja detare, Irani i ofron ndihmë SHBA-së

03/05/2010 14:20

Irani i ofron ndihmë SHBA-së. Ndoshta bëhet fjalë për një ofertë ironike po kjo është e vërtetë.

Teherani është treguar i gatshëm të ndihmojë shtetin e Luizianas për të pastruar detin pas ndotjes së madhe që shkaktoi nafta e rrjedhur nga një pus i kompanisë BP. Drejtori i “National Iranian Drilling Company”, kompania shtetërore e naftës, tha se mjetet e kësaj kompanie mund të parandalojnë rrjedhjen e mëtejshme.

“Ekspertët tanë mund të ndalojnë rrjedhjet në Gjirin e Meksikës për të parandaluar katastrofën ekologjike”, theksoi Haidar Bahmani.

Top Channel