" /> ">
Policia e kryeqytetit i bën thirrje Partisë Socialiste të zhbllokojë bulevardin “Deshmoret e Kombit”, në të kundërt, sipas një njoftimi zyrtar të dalë nga kjo drejtori, këto veprime përbejnë vepër penale.
Deklarata e Zyrës së Shtypit thotë konkretisht: “Në të gjitha njoftimet që PS ka dërguar në drejtorinë e policisë së qarkut Tirane nuk ka kërkuar mbështetjen e policisë për këtë përshkallëzim të protestës me qëllim që policia të marrë masat e saj në zbatim të ligjit. Sqarojme opinionin publik se veprime te tilla qe pengojne qarkullimin e mjeteve te transportit perben veper penale te parashikuar nga neni 293 i kodit penal. Policia e kryeqytetit u kerkon organizatoreve qe te marrin masa per zhbllokimin e bulevardit dhe lenien e lire te mjeteve te transportit”.
Neni 293 i Kodit Penal parashikon gjobë ose deri në tre vjet burgim. Në qëndrimin e saj policia ka shpjeguar letërkëmbimin me kërkesat e kreut të PS-së dega Tirane, Besnik Baraj për dhenie leje per tubimin dhe miratimi i saj nga policia.
Policia deklaron se nje dite para protestes se nje prillit i ka kujtuar PS-së per vazhdimin e tubimeve eshte e nevojshme te dergojne njoftim per cdo dite tubimi pasi sipas ligjit nuk parashikohen tubime qe zgjasin më shumë se një ditë.
Top Channel