Tiranë, sekuestrohet kokainë, tre në pranga

14/04/2010 13:15

Tre persona janë vënë në pranga, ndërsa një sasi kokainë është sekuestruar gjatë një operacioni të policise në kryeqytet.

Sipas informacioneve të fundit rreth 500 gramë kokainë është gjetur në një automjet. Në pranga kanë përfunduar Rubin Ceka, Halil Lila dhe Zhaklin Krasniqi. Policia sqaron se këta persona vëzhgoheshin prej muajsh, ndërkohë që lënda narkotike kap një vlerë prej 40 mijë eurosh.

Mësohet se kokaina do të shpërndahej në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.

Top Channel