Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare deklaroi se kompanitë e sigurimeve nuk tregohen korrekte duke zvarritur me procedura burokratike pagesat për dëmet, deri në atë pikë sa shpesh qytetarët detyrohen të pranojne vlerësimin e diktuar nga shoqerite e sigurimit.
”Cështja kryesore është që cilësia e shërbimit duhet të përmirësohet nga shoqëria e sigurimit, për afatet, përgjigjet në kohë dhe në vlerë”, u shpreh Elisabeta Gjoni, kryetare e AMF-së.
Raporti dëme/ prime në Shqipëri ishte në vitin 2009, vetëm 32 për qind, shumë më i ulët nga mesatarja e rajonit dhe vendeve të zhvilluara.
“Ky nuk është një treg që është ngritur në bazë të kërkesë – ofertës.Qytetarët janë të detyruar të paguajnë sigurimet nga ana tjetër firmat pretendojnë se janë kompani provate dhe kanë qëllimet e tyre”, thotë Sybi Hida, anëtar i Komisionit të Ekonomisë.
Por kryetarja e Autoritetit tha se shteti ka pak në dorë për të ndryshuar këtë situatë, e cila mund të përmirësohet vetëm falë konkurrencës mes kompanive
“Mekanzimi kryesor është konkurrenca. Nëse kuptohet se një shoqëeri ka shërbim më të mirë, atëherë vetë përzgjëedhja e klientëve do të detyrojë përmirësimin e punës së kompanive te tjera”, shtoi Gjoni.
Tregu i sigurimeve në Shqipëri arriti në 2009 në mbi 70 milionë dollarë dhe pjesa dërrmuese e tij përbehet nga siturimet e detyrueshme të mjeteve motorrike.
Top Channel