Trapatoni: Refuzova Juven

30/03/2010 22:30

Tekniku italian i kombëtares së Irlandës, Xhovani Trapatoni në nje intervistë për televizionet italiane deklaroi se kishte refuzuar një ofertë nga drejtuesit e Juventusit për të marrë nën drejtim skuadrën bardhezi.

“Me keqardhje u detyrova të refuzoja ofertën e Juventusit sepse me dukej e pamundur trajnimi në të njëjtën kohë si të kombëtares irlandeze ashtu edhe të Juventusit. Do të ishte joserioze”, tha Trapatoni.

Skuadra torineze i ofroi Trapatonit zëvëndësimin e Ciro Ferrarës në pankinën bardhezi pa hequr dorë prej trajnimit të kombëtares së Irlandës.

Top Channel