Falja nuk mjafton që Jose Mourinho ta rikthejë ne grupin zikaltër sulmuesin Mario Balotelli.
Tekniku portugez i Interit nuk e ka përfshirë në listë lojtarin as për ndeshjen kundër CSKA-së së Moskës. Lojtarët dhe shoqëria mbështesin zgjedhjet e trajnerit edhe pse presidenti Moratti ka theksuar se Balotelli do rikthehet në ndeshjet e ardhshme.
“Grupi është mbi cdo lojtar. Mario është një prej nesh, ka 19 vjet mbi supe dhe e vlerësoj shumë, por në këtë moment duhet të mendojmë për rendimentin e grupit. E vlerësoj dhe e dua shumë por është ai që e di cfarë të bëjë. Të mërkurën nuk do na mungojë Ai e di cfarë duhet të bëjë për t’u intrguar”, shprehet sulmuesi Samuel Eto’o.
Në konferencën për shtyp, Jose Mourinho ka folur edhe për kundërshtarin e radhës, duke hedhur hije dyshimi për skuadrën ruse. “Ka dicka që nuk të bind në rrugëtimin e CSKA-së në Champions League. Nëse dy lojtarë rezultojnë pozitivë në kontrollin antidoping, ka vërtet dicka që nuk shkon”, tha Mou duke iu referuar Aleksei Berezutski dhe Sergei Ignashevich, dy lojtarë të cilët rezultuan pozitivë pas ndeshjes me Manchester United në 3 nëntor.
Top Channel