Tirana drejt greminës

28/03/2010 18:50

Vllaznia ka mundur 2-1 Tiranën në “Selman Stërmasi”, duke thelluar akoma më shumë krizën tek skuadra kryeqytetase që tashmë e sheh veten në vendin e 5 me 35 pikë shumë pranë skuadrave që luftojnë për mbijetesë.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Muzakën më 11 metërsh, bardheblutë nuk kanë mundur të ruajnë këtë fitore deri në fund, pasi shkodranët kanë barazuar shumë shpejt me Rajoviç, sërish me një 11 metërsh.

Golin i fitores për Vllazninë e shënoi boshnjaku Haxhibuliç disa minuta para përfundimit të ndeshjes.

Laci është ngjitur në vendin e 3, pozicioni më i mirë për ta gjatë këtij sezoni. Ekipi i drejtuar nga Stavri Nica ka mundur në fushën e vet 2-0 Apoloninë falë golave të Brahjas dhe të Kastratit në pjesën e parë, fitore kjo që i ngjit kurbinasit në kuotën e 37 pikëve, 3 më pak se Besa e vendit të dytë.

Lëshimet e njëpasnjëshme në kampionat e kanë cuar skuadrën kavajase drejt humbjes së vërtetë. Besa është mundur këtë javë 2-1 nga Flamurtari. Dy golat e fitores të shënuar nga Migen Memelli e kanë bërë më të ashpër luftën në fundin e tabelës së klasifikimit.

Fitore ka marrë edhe Shkumbini që ka triumfuar 1-0 ndaj Teutës në Peqin. Goli i fitore për vendasit u shënua në pjesën e parë nga Bakiu me 11 metërsh. Kjo është fitorja e 10 sezonale për peqinasit e drejtuar nga Daiu që ngjitet në vendin e 4 me 35 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA