France, 54 % kërkojnë ndryshime në qeveri
22/03/2010 14:30
Kohë të vështira për presidentin francez, Nikolas Sarkozi. Pas humbjes në zgjedhjet lokale, shefi i kabinetit te Parisit është i detyruar të bëjë ndryshime radikale në qeveri.
Sipas një sondazhi të kryer nga kompania CSA, 54 % e të intervistuarve mendojnë se Sarko duhet të rifreskojë kabinetin. Francezët mendojnë se ky nuk është stili i duhur për të kryer reforma në vend.
Për këtë qëllim ka mbërritur sot në Elize edhe kryeministri Fillon, i cili ka analizuar humbjen bashkë me presidentin, duke caktuar edhe prioritetet për të ardhmen.
Top Channel