Irak, akuza kundër Al Malikit

21/03/2010 12:25

Lista e Iyad Allawi, kandidat për zgjedhjet irakiane, ka denoncuar kërcënimet kundër komisionit zgjedhor nga ana e Nouri al Maliki.

Pasi kryeministri në ikje ka kërkuar një numërim të ri të votave, Intissar Allawi, një i afërm i kandidatit laik në zgjedhje, ka theksuar se të tilla deklarime ‘përfaqësojnë kërcënime të qarta kundër komisionit elektoral në tentativën për të bërë presione dhe të ndryshojë rezultatin në favor të aleancës së shtetit të së drejtës.

Top Channel