Afganistan, trupat amerikane nuk “shikojne” fushat e opiumit

21/03/2010 14:50

Per te fituar zemrat dhe mendjet, por sidomos kenaqur barkun e afganeve, trupat amerikane ne Helmand nuk ‘shikojne” me fushat e opiumit qe lulezojne ne Afganistan.

Jo vetem kaq. Ushtaret e gjeneralit Stanley McChrystal ndalojne edhe trupat vendase per te shkaterruar parcelat e mbjella.

Kjo eshte strategjia e adoptuar, sipas New York Times, ne zonen e Marjah, teater i nje dhune te shtuar, ku 60-70 perqind e banoreve jetojne fale opiumit.

Top Channel