Tokio, 15 vjet nga atentati i sektit terrorist

20/03/2010 13:30

Tokio u ka bërë homazh 13 viktimave të sulmit terrorist të 20 marsit të vitit 1995, ne metronë e kryeqytetit japonez, të organizuar nga sekti Aum Shinri Kyo.

Kur kanë kaluar 15 vjet nga sulmi me gaz që preku 6252 persona, punëtorët e stacionit Kasumigaseki, në zemër të Tokios, kanë mbajtur një minutë heshtje.

Edhe kryeministri Yukio Hatoyama u ka bërë homazhe viktimave. Themeluesi i sektit terrorist, Shoko Asahara aktualisht ndodhet i burgosur në të ashtuquajturin krahu i vdekjes, pasi u dënua me vdekje në vitin 2004.

Top Channel