Tajlandë, “këmishët e kuqe” pranojnë dialogun

20/03/2010 15:25

Përfaqësues të “këmishëve të kuqe” në Tajlandë dhe të qeverisë së Abhisit Vejajiva do të takohen nesër për të arritur një zgjidhje për krizën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri, ndërkohë që në Bangkok po zhvillohej ende marëshimi i korteut kilometrik, të përbërë nga mbështetës të ish-kryeministrit Shinawatra.

Takimi përbën kontaktin e parë direkt mes dy palëve, pas një jave gjatë të cilës liderët e “të kuqve” kishin refuzuar cdo mundësi dialogu me Vejajiva.

Top Channel