Rusi-SHBA, gati marrëveshja “Start 2”

20/03/2010 12:00

Traktati i ri i carmatimit bërthamor “Start 2” mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të firmoset në muajin prill, në Pragë.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja ruse “Kommersant”, e cila i referohet nje burimi diplomatik që ka qenë i pranishëm në takimin Clinton-Lavrov.

“Traktati ka përfunduar dhe negociatorët në Gjenevë vetëm sa po bien dakord për formulat”, ka deklaruar burimi.

Marrëveshja “Start 2” do të firmoset gjatë samitit mbi sigurinë bërthamore që do të mbahet më 12 dhe 13 prill në Republikën Ceke.

Top Channel