Papa: Priftërinjtë pedofilë të përgjigjen para drejtësisë

20/03/2010 12:35

Priftërinjtë pedofilë duhet të përgjigjen për abuzimet e tyre, para Zotit dhe para gjykatave.

Kështu shprehet Papa Benedikti XVI në letrën e tij dërguar priftërinjve katolikë të Irlandës, shpërndarë për shtypin mëngjesin e sotëm.

Ati i Shenjtë i është drejtuar direkt priftërinjve dhe besimtarëve që kanë abuzuar ndaj minorenëve.

Duke i akuzuar për këtë krim të rëndë dhe për dëmin e madh shkaktuar viktimave, Papa i këshillon ata që të kenë një pendim të sinqertë dhe lutje për personat që kanë fyer.

“Pranoni hapur fajin tuaj dhe nënshtrojuni procedurave të drejtësisë”, u shpreh Papa.

Top Channel