Moskë, protesta kundër Putin, dhjetra arrestime

20/03/2010 16:40

Dhjetra persona janë arrestuar ne Moskë pas një manifestimi paqësor kunder kryeministrit të vendit, Vladimir Putin.

Ata kishin dalë në sheshin “Pushkin” për të kundershtuar politikën e ndjekur nga lideri “de facto” i Kremlinit, por policia ka ndërhyrë, duke arrestuar disa prej tyre.

Policia bën me dije se për këtë protestë nuk ishte marrë leje tek organet kompetente, prandaj disa prej të arrestuarve u shoqëruan në polici.

Top Channel