Katërshja: Po krijimit të shtetit palestinez

20/03/2010 13:20

Katërshja për Lindjen e Mesme, e përbërë nga SHBA, Rusia, BE dhe OKB-ja, mbështet fuqishëm përpjekjet për të krijuar një shtet palestinez të pavarur.

Deklarata është bërë nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, gjatë një takimi të zhvilluar në Ramallah me kryeministrin palestinez Salam Fayad.

“Në emër të Katërshes, ne dënojmë ashpër projektet e fundit izraelite për të ndërtuar 1600 banesa në një koloni të Jeruzalemit lindor”, ka pohuar Ki Moon.

Top Channel