Iran, Khamenei: Mposhtëm armikun

20/03/2010 21:45

“Kemi mposhtur armikun që komplotoi kundër Republikës Islamike”.

Me këtë fjalë, ajatollahu Ali Khamenei ka lëshuar një mesazh në ditën e vitit të ri Persian, (Novruzi).

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe presidenti i vendit, Mahmud Ahmadinexhad, i cili ka “denoncuar” ata që sipas tij janë armiqtë e Iranit, të cilët tentuan të vinin në diskutim rezultatet e zgjedhjeve të qershorit.

Top Channel