Irak, Allawi merr kryesimin në 92 % të votave

20/03/2010 18:15

Vazhdon lufta e ashpër mes dy kandidatëve kryesorë pas zgjedhjeve politike në Irak.

Ish kryeministri Allawi është rikthyer në krye në numërimin e bërë deri në këto momente, duke lënë pas drejtuesin aktual të qeverisë, Al Maliki. Diferenca mes të dyve është rreth 4 mijë vota, në një total votash të numëruara prej 12 milionë.

Lajmin e bëri të ditur komisioni zgjedhor që deri tani ka numëruar rreth 92 % të të gjitha votave në 18 provinca të vendit. Për sa i përket provincave të fituara, al Maliki ndodhet në krye me 7, ndërsa Allawi ka fituar vetëm 5.

Top Channel